Rreth 50 përqind e qendrave të votimit në Shkodër nuk janë hapur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bëri thirrje pasdite kryebshkiakes Voltana Ademi të respektojë ligjin, në të kundërt do të përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Në Qarkun Shkodër, rezulton që rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit. Në baze të neneve 248, 325 të Kodit Penal këto veprime konsiderohen vepër penale; shpërdorim detyre dhe pengim i subjekteve zgjedhore.

Të gjendur përballë këtij refuzimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi më pas, zhvendosjen e tyre në institucionet në varësi të qeverisë. Disa qendra votimi u vendosen në drejtorinë rajonale të tatimeve, në zyrën e punësimit apo dhe në atë të shërbimit rajonal social. Ndërkohë që në dy shkolla, në atë Pashko Vasa dhe Ali Laçej, dyert janë hapur me forcë.

Më herët në një deklaratë për mediat kryebashkiakja Ademi e cilësoi ndërhyrjen e policia për hapjen e qendrave të votimit në këtë bashki, si të jashtëligjshme. Sipas saj, këto janë veprimet diktatoriale dhe dhunojnë vlerat demokratike. Ademi kishte urdhëruar pengimin e shpërndarjes së bazës materiale zgjedhore në shkollat apo subjektet e tjera në varësi të bashkisë, të caktuara si qendra votimi.